Inxhinieri dhe Projektim

Realizimi i studimeve të fizibilitetit mundësohet nga një skuadër profesionale inxhinierësh me eksperiencë, të cilët kanë prekur disa nga projektet më të suksesshme në sektorin e energjisë së qëndrueshme në rajon.

 

Disa nga shërbimet që ofrojmë në këtë fushë janë:

  • Projektim Konceptual (Projekt-ideja);
  • Studime Hidrologjike;
  • Studime Gjeologjike;
  • Analiza Gjeoteknike;
  • Matje dhe Studime Gjeofizike;
  • Rilevime Topografike;
  • Matje dhe Studime Sizmike;
  • Plan Biznesi;
  • Studimi i Vlerësimit të NdikimitMjedisor dhe Social;
  • Konsultime me Publikun;

Duke ndërmarrë hapat e radhës përtej studimeve të fizibilitetit, GR Albania ofron shërbime të detajuara projektimi të cilat ndihmojnë projektet tuaja të marrin jetë nëpërmjet një përqasjeje të llogaritur me kujdes.

 

Më poshtë një listë me shërbime: 

  • Projektim Front-End (FEED)
  • Llogaritje dhe Analiza;
  • Projekti i Detajuar;
  • Projektim Elektrik;
  • Projekti i Zbatimit;

Studime Optimizimi

Një nga komponentët kyç të çdo projekti të energjisë së rinovueshme është optimizimi i performancës aktuale të projektit për të rritur ROI (Kthimin nga Investimi) dhe për ta shfrytëzuar atë më mirë. GR Albania ofron studime optimizimi të performancës së projektit tuaj aktual, sidomos lidhur me Hidrocentralet, Turbinat e Erës dhe Impiantet Fotovoltaike. Rishikimi bëhet nga një skuadër profesionale inxhinierësh dhe duke marrë në konsideratë projekte të ngjashme ndërkombëtare.

 

Rilevime Topografike – Planifikimi Hapësinor me UAV (Drone)

Dronët e pavarur janë kthyer në teknologjinë lider për krijimin e hartave topografike. Dronet bëjnë të mundur të kapen lloje të ndryshme imazhesh përgjatë spektrit të dritës. Ne përdorim imazhet RGB në supervizim, për të vlerësuar modelet e sipërfaqësore me saktësi të lartë dhe për të krijuar ortomozaik me rezolucion të lartë dhe të përditësuar. UAVs (Unmanned Autonomous Vehicles) ose pajisjet drone lejojnë që të mblidhen të dhëna të sakta, të detajuara për të gjithë terrenin e punës, duke kursyer kështu orë të tëra pune.

 

     

 

Si funksionon?

Ne përdorim zgjidhje të integruara, duke shkrepur automatikisht qindra foto për një hapësirë të caktuar. Gjatë përpunimit identifikohen pika të ngjashme ndërmjet imazheve. Duke përdorur këto pika të ngjashme, sistemi ndërton një pikë tre-dimensionale e cila përdoret për të gjeneruar harta topografike, modele digjitale të terrenit, rrjeta dhe ortofoto në të cilat inxhinerët mbështeten për punë projektimi dhe ndërtimi.

Jeni të interesuar për një kuotë, ose keni ndonjë pyetje specifike lidhur me projektin tuaj në të cilin ne mund të ndikojmë pozitivisht? Ndihuni të lirë të përdorni formularin tonë të kontaktit ose të na kontaktoni përmes mediave tona sociale. Do ju kthejmë përgjigje brenda 48 orëve.
Na Kontaktoni
Suksesi i biznesit tonë është themeluar mbi përkushtimin ndaj vlerave të caktuara:
Njerëzit

Ekspertiza, pasioni dhe lidershipi i njerëzve tanë të talentuar bëjnë të mundur suksesin tonë. Ne respektojmë dhe inkurajojmë idetë, diversitetin dhe kulturën e punonjësve tanë.

Klientët

Ne jemi të përkushtuar ndaj klientëve tanë dhe vendosjes së një standardi në industri për shërbime dhe oferta. Ne marrim përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve të klientëve tanë dhe për parashikimin e mundësive të reja.

Ekselenca

Ne besojmë në ofrimin e ekselencës së palëkundur në çdo gjë që bëjmë.

Integriteti

Ne ruajmë gjithmonë përkushtimin tonë ndaj sjelljes në mënyrë etike dhe me integritet në çdo gjë që bëjmë çdo ditë të vitit.

Siguria

Ne jemi një kompani që vendos sigurinë të parën. Ne jemi të gjithë përgjegjës për të mbajtur veten dhe kolegët të sigurtë dhe për të ofruar punë të sigurtë ndaj klientëve tanë.

Inovacioni

Ne e diferencojmë kompaninë tonë duke sfiduar veten për të zbuluar rrugë të reja dhe më të mira për ofrimin e ekspertizës sonë nëpërmjet zgjidhjeve inovatore që i lejojnë çdo klienti të realizojë vizionin e tij.