GR Albania ka zhvilluar studime fizibiliteti për disa projekte që synojnë të ndërtojnë HEC-e mbi Lumin Shalë, konkretisht:
- Studim Fizibiliteti për HEC Lekaj (18 MW)
- Studim Fizibiliteti për HEC Breg Lumi (7.55 MW)
- Studim Fizibiliteti për HEC Vajvishti (57.9 MW)
Fuqia e Instaluar në total e specifikuar duke llogaritur rrjedhën e lumit, pritet të jetë 83,450 kw, me një prodhim energjie rreth 321,465,632 kWh. Vlera e tarifës e ofruar për koncesion është 2.1% (6.750.778 kWh) dhe koha e implementimit e punëve është 36 muaj. Vlera pa TVSH është 11,239,204,263 ALL
Interesi për implementimin e hidrocentralit është për uëjrat e lumit të Shalës, midis kuotave 486 metër mbi nivelin e detit deri në 176.00 metër mbi nivelin e detit, që është dhe kuota maksimale e rezervuarit të Komanit, duke respektuar kushtet teknike të projektimit dhe mosdëmtimin për objektet që planifikohen të ndërtohen në këtë ujëndarëse.
Lumi i Shalës mbi të cilin planifikohet të ndërtohet hidrocentrali është një nga degëte lumit Drin që furnizon kaskadën e Drinit, i cili është projekti më i rëndësishëm në vend, duke prodhuar 90% të energjisë së vendit.
Klienti: | FALAK PROPERTIES LLC & SHALA ENERGY PLC |
---|---|
Shteti: | Shqipëri |
Pjesa e zhvilluar nga entiteti juridik (%): | 100% |
Nr. i personave te stafit: | 14 |