GR ALBANIA u themelua në vitin 2010 dhe deri më sot numëron rreth 70 ekspertë të punësuar të fushave të ndryshme. Kjo skuadër profesionistësh ofron ekspertizë të thellë, të gjerë dhe cilësore në konsulencë, duke promovuar investime të qëndrueshme për mjedisin dhe duke ruajtur një etikë të fortë pune. Fushat tona të ekspertizës përfshijnë Projektimin Inxhinierik, Infrastrukturor dhe Industrial, Konsulencë Mjedisore, Planifikim Urban, Arkitekturë, Shërbime Supervizimi, etj.
Në industrinë tonë, ne kemi ndërtuar një reputacion të fortë për ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë ndaj klientëve, partnerëve të biznesit dhe punonjësve tanë. Përkushtimi ynë i thellë ndaj cilësisë është fokusi kryesor i filozofisë tonë, nëpërmjet të cilit arrijmë një ekselencë në operim dhe në shërbimin ndaj klientit e cila tejkalon pritshmëritë.