Ky studim urban përfshin zhvillimin e turizmit bregdetar në Zvërnec, Vlorë. Zhvillimet e fundit, në lidhje me ndërtimin e aeroportit të tretë kombëtar shqiptar në Akërni, ka sjellë sërish në fokus zonën e Zvërnecit. Studimi urban i Zvërnecit, kombinon turizmin veror me rezidencat e kërkuara turistike dhe akomodimet, agroturizmin me ekoturizmin dhe turizmin e trashëgimisë kulturore (Laguna e Nartës). Projekti po ashtu merr në konsideratë infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik të zonës.
Klienti: | Ministria e Turizmit dhe Mjedisit |
---|---|
Shteti: | Shqipëri |
Pjesa e zhvilluar nga entiteti juridik (%): | 100% |
Nr. i personave te stafit: | 8 |