Rruga e Arbrit po ndërtohet me qëllim lidhjen e kryeqytetit të Tiranës me Qarkun e Dibrës. Kjo rrugë fillon në Tiranë dhe do të përfundojë afër qytetit të Peshkopisë. Puna për ndërtimin e rrugës së Arbrit është përqendruar në ndërtimin e rrugës, hapjen e tuneleve dhe ndërtimin e urave të mëdha dhe të mesme gjithashtu. Aktualisht në këtë rrugë po kryhet puna për hapjen dhe ndërtimin e gjurmës së rrugës, si dhe gërmimet në rrugë dhe mbushjen e rrugëve. Projekti i Ndërtimit të Rrugës së Arbrit përbëhet nga 6 tunele me gjatësi rreth 8.5 km në total.
Inxhinieri do të kryejë shërbimet e plota inxhinierike në lidhje me hartimin e projektit, duke kryer shqyrtimin e projektit ekzistues, mbikëqyrjen e ndërtimit dhe menaxhimin e kontratave të ndërtimit. Inxhinieri kryen detyrat si në vijim:
1- Vlerësimi i Projektit
2- Supervizimi i Punimeve
3- Zhvillimi i një “Plani Menaxhimi të Cilësisë së Projektit”
4- Performimi i Auditimit për Sigurinë Rrugore për rrugët urbane ekzistuese/rrethuese
Rrethanat mjedisore, lokale / aktuale dhe teknike do të konsiderohen në mënyrë që të përfaqësojnë një filozofi bashkëkohore të planifikimit dhe projektimit i cili është plotësisht i pajtueshëm me Rregulloret aktuale Kombëtare dhe Evropiane. Nga ky këndvështrim, ekzistojnë pika të shumta që duhet të merren parasysh gjatë studimit për sa i përket standardeve të projektimit, kullimit, ndriçimit, sigurisë, aspekteve mjedisore, topografisë, gjeoetnikës, kufizimeve dimensionale, konsideratave ekonomike, planifikimit / projektimit optimal, standardet gjeometrike, rregulloret e sigurisë, besueshmëria, rezistenca dhe qëndrueshmëria.
Klienti: | Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë |
---|---|
Shteti: | Shqipëri |
Pjesa e zhvilluar nga entiteti juridik (%): | 70% |
Nr. i personave te stafit: | 16 |