Ky projekt përfshin: Projekt Implementimi “Ndërtimi i Kaskadës së Hidrocentralit në Lumin Grabova” Grabova 1 (14.9 MW) dhe Projekt Implementimi “Ndërtimi i Kaskadës së Hidrocentralit në Lumin Grabova” Grabova 2 (10.8 MW).
Përroi i Grabovës deri në derdhjen në lumin Devoll në kuotën 349.3m m.n.d, grumbullon ujërat e një sipërfaqeje prej F=78.53km2, kurse deri në aksin e veprës së marjes kemi këtë sipërfaqe: vepra e marrjes nr.1 me F1=40.5km2 dhe vepra e marrjes nr.2 me F2=13.02km2 e cilat furnizojnë HEC–GRABOVA 1, dhe lartësia mesatare e këtij pellgu është rreth 1362 m m.n.d.
Përroi i Grabovës është degë e djathtë e lumit Devoll dhe derdhet ne kilometrin 113 nga derdhja e tij në det. Përroi i Grabovës formohet ne fakt nga bashkimi i dy përrenjve, relativisht ujëshumtë, para grykës se Kopaçit, nën fshatin Grabovë e Sipërme. Ata janë përroi i Valamarës, qe rrjedh nga shpatet perëndimore të malit të Valamarës dhe përroi i Çumës, që e merr fillimin e vet nga faqet lindore, jugore dhe perëndimore te malit te Çumës dhe qe vjen nga krahu djathte i prr. te Valamarës.
Klienti: | Grabova Hydropower & H.K GRABOVA 2 |
---|---|
Shteti: | Shqipëri |
Pjesa e zhvilluar nga entiteti juridik (%): | 100% |
Nr. i personave te stafit: | 17 |