Spiecapag Transadriatica është kontraktuar prej Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) për të realizuar punimet civile për ndërtimin e seksionit tokësor të Trans Adriatic Pipeline në Shqipëri dhe Greqi. Që prej dhjetorit 2017, GR Albania është kontraktuar prej Spiecapag Transadriatica për të kryer monitorimin mjedisor të projektit gjatë fazës së ndërtimit. Monitorimi mjedisor i projektit dhe procesi i tij i vlerësimit mjedisor konsistojnë në monitorime në terren, përgatitjen e raporteve të monitorimit mjedisor dhe të Planit të Menaxhimit Mjedisor, si dhe menaxhimin e lejeve mjedisore.
Klienti: | Spiecapag Transadriatica |
---|---|
Shteti: | Shqipëri |
Pjesa e zhvilluar nga entiteti juridik (%): | 100% |
Nr. i personave te stafit: | 8 |