Terminali ER OIL është i specializuar në depozitimin dhe menaxhimin e të gjitha produkteve të naftës dhe biodiesel. Terminali është i pozicionuar strategjikisht në Porto Romano afër portit të Durrësit për përdoruesit përgjatë bregdetit të Adriatikut, gjithashtu dhe për përdoruesit brenda territorit. Pjesa më e madhe e klientëve janë aktiv në industrinë e naftës, ku ER OIL zotëron një varietet produktesh. Terminali ER OIL mundëson shpërndarjen në tregjet Europiane dhe lokale. Tregjet Europiane janë të aksesueshme me anë të kamion-cisternave në Porto Romano, të rrugëve dhe me anë të lidhjeve me tubacione në të ardhmen.
Projekti për ndërtimin e Terminalit të Depozitave Diesel 3 X 10000 m3 dhe Terminalit të Depozitave Petrol 1 X 2000 m3 përfshin Projektimin, Vlerësimin e Konformitetit dhe Verifikimin e të Dhënave Teknike në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të përdorura nga projektuesi.
Klienti: | ER OIL Sh.a |
---|---|
Shteti: | Shqipëri |
Pjesa e zhvilluar nga entiteti juridik (%): | 100% |
Nr. i personave te stafit: | 8 |