Shërbime Konsulence për projektin e Ndërtimit të 522 (pesëqind e njëzet e dy) njësive të banimit pas tërmetit në Laç, Shqipëri
Lloji dhe Fushëveprimi i Shërbimeve të Ofruara

Faza 1: Para ndertimit

    • Ndihma në përgatitjen e dokumentacionit të tenderit;
    • Ndihma në Përgatitjen e Tabelës Matricore lidhur me Dokumentacionin Ligjor bazuar në Legjislacionin Shqiptar;
    • Koordinimi me Autoritetet Shqiptare;
    • Analiza e çmimeve të tregut të materialeve të ndërtimit;
    • Përgatitja e Planit të Sheshit të Ndërtimit;
    • Përgatitja e Planit të Demarkacionit;
    • Përgjegjës për përgatitjen e të gjithë dokumentacionit teknik dhe ligjor të kërkuar për leje Ndërtimi për kampin e punës, zyrat, magazinat dhe infrastrukturën e mëparshme;
    • Projektimi i detajuar, ndërtimi dhe mirëmbajtja e kampit të punës;
    • Projektimi i detajuar, ndërtimi dhe mirëmbajtja e kampit të zyrave në terren;
    • Projektimi i detajuar, ndërtimi dhe mirëmbajtja e depove;

    • Projektimi i detajuar, ndërtimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës paraprake;

Faza 2 : Leja

• Rishikimi i Dizajnit dhe Përshtatjet bazuar në Legjislacionin Shqiptar;
• Projektimi topografik;
• Shqyrtimi dhe verifikimi i projektit të detajuar;
• Vlerësim dhe analiza gjeoteknike/gjeologjike dhe sizmike;
• Analizat strukturore;
• Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis & Lejet;
• Hartimi i raporteve dhe vizatimet që mungojnë;
• Kordinimi me Bashkinë Kurbin dhe Agjencinë Kombëtare të Banesave (EKB) të Shqipërisë;
• Përgjegjës për përgatitjen e të gjithë dokumentacionit teknik dhe ligjor të kërkuar për Leje Ndërtimi; (Leje Ndërtimi Nr. 22 datë 10.07.2020, Nr. Prot. 5357/5 – Bashkia Kurbin)
• Përgjegjës për përgatitjen e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor të kërkuar për Leje Ndërtimi për ndryshimet e projektit;
(Leje Ndërtimi Nr. 48 datë 06.06.2021, Nr. Prot. 3276/4 – Bashkia Kurbin)
• Përgjegjës për përgatitjen e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor të kërkuar për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit me dy muaj;
(Vendim Nr. 4 datë 10.08.2020, Nr. Prot. 5986/4- Bashkia Kurbin)
• Përgjegjës për përgatitjen e vizatimeve “As Build” bazuar në Legjislacionin Shqiptar;
• Përgjegjës për përgatitjen e dokumentacionit të kërkuar dhe “Units Album” që kërkohet për marrjen e Certifikatës së Shfrytëzimit për çdo njësi për t’u dhuruar banorëve;
• Mbështet stafin e “ALBAYRAK” me të gjitha çështjet dhe dokumentacionin që u kërkua gjatë fazës së ndërtimit.

Faza 3 : Mbikeqyrja e ndertimit

• Shërbimet e mbikëqyrjes së ndërtimit;
• Mbikëqyrja e kryerjes së punimeve konform standardeve ndërkombëtare dhe shqiptare;
• Mbikëqyrja e kryerjes së punimeve në përputhje me projektin e detajuar si dhe me përshkrimet e shërbimit kontraktual;
• Mbikëqyrja e kryerjes së punimeve konform orarit të ndërtimit (bazuar në CPM);
• Zhvillimi i “Planit të Menaxhimit të Cilësisë së Projektit (QMP)”, Përgatitja dhe zbatimi;
• Plani i komunikimit të projektit;
• Hartimi i planit të cilësisë;
• Hartimi i planit të menaxhimit;
• Zbatimi i planit të ruajtjes së shëndetit, sigurisë dhe mjedisit (plani i menaxhimit të HSE);
• Përgatitja e raportit mjedisor, vlerësimi i kushteve mjedisore;
• Rishikimi dhe miratimi i IPC;

Jeni të interesuar për një kuotë, ose keni ndonjë pyetje specifike lidhur me projektin tuaj në të cilin ne mund të ndikojmë pozitivisht? Ndihuni të lirë të përdorni formularin tonë të kontaktit ose të na kontaktoni përmes mediave tona sociale. Do ju kthejmë përgjigje brenda 48 orëve.
Na Kontaktoni
Suksesi i biznesit tonë është themeluar mbi përkushtimin ndaj vlerave të caktuara:
Njerëzit

Ekspertiza, pasioni dhe lidershipi i njerëzve tanë të talentuar bëjnë të mundur suksesin tonë. Ne respektojmë dhe inkurajojmë idetë, diversitetin dhe kulturën e punonjësve tanë.

Klientët

Ne jemi të përkushtuar ndaj klientëve tanë dhe vendosjes së një standardi në industri për shërbime dhe oferta. Ne marrim përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve të klientëve tanë dhe për parashikimin e mundësive të reja.

Ekselenca

Ne besojmë në ofrimin e ekselencës së palëkundur në çdo gjë që bëjmë.

Integriteti

Ne ruajmë gjithmonë përkushtimin tonë ndaj sjelljes në mënyrë etike dhe me integritet në çdo gjë që bëjmë çdo ditë të vitit.

Siguria

Ne jemi një kompani që vendos sigurinë të parën. Ne jemi të gjithë përgjegjës për të mbajtur veten dhe kolegët të sigurtë dhe për të ofruar punë të sigurtë ndaj klientëve tanë.

Inovacioni

Ne e diferencojmë kompaninë tonë duke sfiduar veten për të zbuluar rrugë të reja dhe më të mira për ofrimin e ekspertizës sonë nëpërmjet zgjidhjeve inovatore që i lejojnë çdo klienti të realizojë vizionin e tij.