Pjesa më e madhe e infrastrukturës së Ujitëse dhe Kulluese në Shqipëri është degraduar për shkak të neglizhencës përgjatë viteve. Dobësitë kryesore në sektorin e Ujitjes dhe Kullimit përfshijnë: (i) shërbim i dobët i ofruar në këtë sektor (ii) kushte të dobëta të infrasktrukturës, me shumë kanale dhe stacione pompash të cilat nuk janë më operacionale dhe shumë diga që shfaqin shqetësime për sigurinë dhe (iii) kapacitete të dobëta të Organizatave të Konsumatorëve të Ujit dhe/ose Shoqatave të Konsumatorëve të Ujit me shumë pak ose aspak kosto rekuperimi të Operacioneve dhe Mirëmbajtjes. Duke patur parasysh të gjitha këto vështirësi, projekti ofron rehabilitimin dhe/ose modernizimin e infrastrukturës në rajonet e Semanit dhe Drinit-Bunës, në konsultim të afërt me fermerët për të gjetur zgjidhjen më të mirë.
Ky projekt fokusohet në Supervizimin e punëve civile për rehabilitimin dhe modernizimin e 5 skemave të ujitjes, duke përfshirë rishikimin e projektimit, ndryshime në vizatimet origjinale, monitorim, inspektim dhe aktivitete raportimi të supervizimit standard.
Klienti: | Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave |
---|---|
Shteti: | Shqipëri |
Pjesa e zhvilluar nga entiteti juridik (%): | 56.5 % |
Nr. i personave te stafit: | 16 |