Skavica është një nga projekte më strategjike të Shqipërisë dhe ofron avantazhe të mëdhaja zhvillimi në sektorin e energjisë, agrikulturës si dhe jetës socio-ekonomike të rajonit të ndikuar prej tij. Për sektorin e energjisë, ky projekt do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike dhe të mundësojë shfrytëzim më efiçent të Kaskadës së Drinit për të sigururar energji konstante dhe të vazhdueshme për vendin. Për agrikulturën, përveç avantazheve në lidhje me ujitjen, nëpërmjet reduktimit të efekteve të permbytjeve, hapësirë më e madhe do të hapet për kultivimin dhe më shumë banesa do të përfitojnë nga rritja dhe diversifikimi i aktiviteteve agrikulturore duke përfshirë kulurën ujore.
Është e ditur që shumë studime janë bërë deri më tani për të krijuar këtë projekt kyç dhe shumë interesa prej kompanive private i janë prezantuar qeverisë. Gjithsesi, ato nuk janë realizuar për shkak të arsyeve të ndryshmë jetësore.
Hapësira e Projektit shtrihet midis Kukësit dhe Hidrocentralit Të Spiljes(Maqedoni) në Drinin e Zi. Propozimi dhe preferenca e BEREKET është të ndërtojë një digë të vetme në nivelin 445 mnd për të sigururar së pari pavarësi në gjenerimin e energjisë elektrike dhe të adresojë menaxhim më të mirë të ujit në kaskadë përveç se të minimizojë rrezikun e përmbytjes.
Klienti: | BEREKET Enerji Üretim A.Ş |
---|---|
Shteti: | Shqipëri |
Pjesa e zhvilluar nga entiteti juridik (%): | 100% |
Nr. i personave te stafit: | 15 |