Projekti i propozuar për “Zgjerimin e Zyrës CTF” parashikon ndërtimin e një godine të re zyrash pranë godinës ekzistuese në Impiantin Qendror të Trajtimit (CTF) të Shoqërisë Bankers Petroleum Albania Ltd, ndërtuar me Leje Ndërtimi Miratuar me Vendimin e KKT nr.4. Datë 04.07.2013. Në zonën e propozuar për t’u ndërtuar aktualisht janë ndërtuar edhe tre objekte të tjera.
Projekti i propozuar për godinën e re për zgjerimin e zyrave të kompanisë Bankers Petroleum Albania Ltd parashikon ndërtimin e një godine të re për rritjen e hapësirave të zyrave. Objekti do të ketë një sipërfaqe totale prej 2660 m2 e ndarë në dy kate me sipërfaqe të barabartë prej 1330 m2 secili.
Ndërtesa e re do të jetë 66.46 m e gjatë dhe 20.16 m e gjerë. Ka 48 kolona çeliku me distancë 6m në një drejtim dhe 6.6m në tjetrin. Duke qenë se jemi në një zonë të rrafshët, pjesa e gërmimit është e nevojshme vetëm për ndërtimin e themelit të ndërtesës.
Ideja kryesore e projektit është që ndërtesa duhet të jetë e parafabrikuar dhe lehtësisht e montuar dhe çmontuar.
Klienti: | Bankers Petroleum Albania Ltd |
---|---|
Shteti: | Albania |
Pjesa e zhvilluar nga entiteti juridik (%): | 100% |
Nr. i personave te stafit: | 12 |