GR ALBANIA është një kompani dinamike me një eksperiencë të jashtëzakonshme në fushën e mjedisit, në hartimin e vlerësimeve të ndikimit mjedisor dhe social dhe në auditimin mjedisor. Një nga parimet e GR ALBANIA është të respektojë cilësinë e jetës, të konsiderojë impaktin e zhvillimit të burimeve natyrore dhe të vlerësojë impaktet pozitive dhe negative në mjedis. Qëllimi i kompanisë sonë është t’iu ofrojë klientëve tanë projekte me informacion të saktë, bazuar në metodat e duhura shkencore dhe të ofrojë zgjidhje menaxheriale praktike e ekonomike që iu lejojnë klientëve tanë të jenë në përputhje me objektivat e tyre dhe me detyrimet ligjore. Ky qëllim arrihet përmes një skuadre të dedikuar me ekspertizë dhe eksperiencë të përshtatshme për çdo projekt. Secili projekt funksionon me personel edhe ne zyrë edhe në terren, për të siguruar konsistencë dhe cilësi brenda projektit.